Kryeministri Rama e presidenti Begaj kanë uruar SHBA-në për Ditën e Pavarësisë.
Kreu i qeverisë shkruan shkurt; “Gëzuar 4 korrikun Amerikë. Zoti ju bekoftë!” ndërsa e shoqëron urimin me fotot e bëra pasditen e djeshme gjatë ceremonisë për dekorimin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.
Presidenti Begaj shkruan se shqiptarët janë mirënjohës e krenarë për historinë që lidh Shqipërinë e SHBA-të.
Kreu i shtetit thekson se Shqipëria e SHBA-ja janë partnerë strategjikë e të dyja vendet janë të vendosur për të ndërtuar një të ardhme ku ruhen e forcohen vlerat e demokracisë.
“Gëzuar 4 Korrikun! Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë.” – shkruan Begaj.