Vendosni fjalën kyçe....

SHBA/ 4 të vrarë nga të shtënat në Filadelfia


Katër persona u vranë dhe dy u plagosën mbrëmjen e së hënësnë Filadelfia, SHBA. Një person i dyshuar është arrestuar sipas zyrtares së Policisë së Filadelfias Danielle Outlaw në një konferencë shtypi natën vonë.

I dyshuari, një burrë që besohet të jetë 40-vjeçar, nuk duket të ketë ndonjë lidhje me viktimat, tha Outlaë, duke shtuar se ai kishte një jelek antiplumb dhe një skaner policie.

Një person i dytë gjithashtu u mor në paraburgim në lidhje me të shtënat, tha ajo. Nuk dihet nëse ky person ishte i lidhur me sulmuesin, por policia beson se ai u përgjigj me zjarr në drejtim të qëlluesit, shkruan Reuters.

Në vendin e ngjarjes u gjetën tre armë, duke përfshirë një armë automatike dhe një pistoletë që i përkisnin të dyshuarit, tha ajo në konferencë.

Mosha e tre të vdekurve, të gjithë meshkuj, shkon nga 20 deri në 59 vjeç. Burri i katërt besohet të jetë nga mosha 16 deri në 21 vjeç. Dy fëmijët e plagosur janë 2 dhe 13 vjeç. Ata janë në gjendje të qëndrueshme, tha Outlaw.

Të shtënat u raportuan se kishin shpërthyer në lagjen Kingsessing të Filadelfisë jugperëndimore. Të shtënat erdhën një ditë pasi dy persona u qëlluan për vdekje dhe 28 të tjerë u plagosën, rreth gjysma e tyre fëmijë, nga të shtënat me armë zjarri në një festë në një lagje në Baltimore, Maryland. Policia tha se ishte ende në kërkim të disa të dyshuarve për ngjarjen.