Aleksandër Soros ka zbuluar takimin me ish-Presidentin e SHBA-ve Bill Klinton dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Soros shkruan me superlativa për takimin që përkon me Ditën e Pavarësisë të SHBA-ve dhe ditëlindjen kryeministrit Edi Rama.
Soros thotë se Shqipëria është një nga vendet më proamerikane kjo pjesërisht falë edhe kryeministrit Rama.
“Çfarë kënaqësie të jesh me Presidentin Clinton në Shqipëri për “4 korrikun”. Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i palëkundur, pjesërisht falë kryeministrit të saj Edi Rama, i cili ka lindur rastësisht më 4 korrik. Shumë bukur ta kalosh këtë ditë me një hero amerikan dhe një nga miqtë më të mirë të SHBA-së”-shkruan Soros.
View this post on Instagram