Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me armë në banesën e Gentian Bejtjes, shoqërohen në polici Duri Bami e Marklen Haka, u kontrollohen banesat


Policia ka kontrolluar banesat e tre personave në Fushë Krujë lidhur me sulmin me armë ndaj banesës së Gentian Bejtjes ku humbi jetën kunati i tij, 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijet e mitur të Bejtjes.

Banesat e kontrolluara janë të personave të njohur më herët për policinë si Durim e Valter Bami si dhe Marklen Haka.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës ku ndaj banesës së Bejtjes u qëlluame breshëri automatiku.

Nga plumbat humbi jetën kunati dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentian Bejtjes, i cili dyshohet se është shënjestra e atentatit.

Ai u ka shpëtuar më herët dy atentateve të tjera në vitin 2016 e 2022.

Gentian Bejtja është hetuar për vrasjen e Kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj pasi dyshohet se bashkë me Enver Stafukën kanë siguruar makinën që u përdor në atentat.