Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me armë në Fushë Krujë ku humbi jetën 29-vjeçari e u plagos i mituri , zbardhën hollësi të reja


Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me sulmin me armë ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Nga të shtënat humbi jetën kunati i tij, 29-vjeçari Ramazan Sino ndërsa u lënduar i biri, 13-vjeçari Alvi Bejtja. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate sapo dajë e nip kanë mbërritur në sshtëpinë private të Bejtjes.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona me njërin që ka qenë në drejtimin e mjetit dhe  dy të tjerë që kanë qëlluar me breshëri.

Autorët besohet se i kanë ndjekur nga pas shënjestrat ndërsa paraprakisht dyshohet se  shënjestër e atentatit ka qenë Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuat dy atentateve të tjera në vitin 2016 e 2022.

Pak minuta pas ngjarjes është gjetur duke u djegur në Tapizë një mjet ‘VW’ që dyshohet se është përdorur në atentat.