Partia Demokratike prezanton raportin me gjetjet e zgjedhjeve të 14 majit, të cilat pretendon se janë vjedhur nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.
Duke e quajtur si frasën zgjedhore më të shëmtuar në këto 32 vite, Berisha deklaroi se faktet e gjetura do të bëhen publike dhe në Amazonë që të mund të njihen edhe nga mbarë komuniteti ndërkombëtar.
“Kjo është farsa zgjedhore më e shëmtuar në 32 vite. Bazohet në qindra e mijëra fakte e dokumente të konstatuara në 4 anët e vendit”
Gjetjet do të hidhen dhe në Amazonë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar për këtë farsë zgjedhore që ka për aktor kryesor Edi Ramën, person të inkriminuar kokë e këmbë që ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij korruptive.” tha Berisha.