Vendosni fjalën kyçe....

“Dëmi 139 miliardë lekë në 2022” – Meta: Korrupsioni i vetmi qëllim i qeverisë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke komentuar raportin e KLSH-së që gjeti 138 miliardë lekë dëm në vitin 2022 në financat e shtetit thotë se “Rilindja” ka qëllim madhor vetëm korrupsionin.

Kreu i PL-së thotë se lufta pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.

Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”!

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin!

Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e Llogaridhënies është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!” – shkruan Meta.