Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen tre turistët në Karaburun


Tre turistë me kombësi bjelloruse dhe ukrainase, lëshuan sinjalin SOS se kishin humbur në Karaburun.

Pasi kanë dhënë alarmin miqtë e tyre, forcat zjarrfikëse dhe policia, janë nisur drejt vendit ku janë sinjalizuar, raporton për BalkanËeb gazetari Enrik Mehmeti.

Gadishulli i Karaburunit është një destinacion shumë i preferuar por edhe i rrezikshëm për ata që hyjnë në këtë territor në këmbë, pa guida.