Vendosni fjalën kyçe....

Iu kapën qindra doza kanabis në makinë e shtëpi, pranga 47-vjeçarit në Lushnjë


Një 47-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi i janë kapur qindra doza me kanabis të cilat do i shiste.

Në pranga ka rënë Anil Canka, banues në Lushnjë, i cili u ndalua në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’.

Gjatë kontrollit në makinën tip ‘VW’ iu gjendën qindra doza kanabis gati për shitje.Pas kontrollit në banesë atij iu gjetën qindra doza të tjera kanabis.