Vendosni fjalën kyçe....

Kurti denoncon ndërkombëtarët: S’e përmbushën premtimin ndaj meje


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se qeveria e tij ka treguar gatishmëri për uljen e tensioneve në veri.

Në konferencën për shtyp ai theksoi se nuk ka ndërmend të takohet me kryeministrin Rama veç nëse kjo ndodh në kuadër ta takimit të dy qeverisë.

Lidhur me tensionet në veri ai tha se shtimi i tyre i intereson Serbisë ndërsa tha Perëndimi nuk e ka përmbushur premtimin ndaj tij për pjesëmarrjen e Listës Serbe ne zgjedhjet lokale në katër komunat në veri.

“Unë besoj se kemi treguar gatishmëri dhe investimin tonë maksimal për deeskalim. Eskalimi po ndodh në territor të Kosovës normalisht që i intereson Beogradit. Zgjedhjet parakohshme janë ata që e largojnë kryetarin nga ambienti i komunës. Më shumë se treçerekeu i ekstremisteve të dhunshëm të identifikuar janë në liri. Për zgjedhjet e parakohshme do të duhet të përgatiteshim. Unë e kam lutur faktorin ndërkombëtar. Mua më kanë premtuar ndërkombëtarët se po e pranuam aneksin e zbatimit në Ohër, Lista Serbe merr pjesë. Unë dua pjesëmarrje të serbëve por nuk mund ta detyroj Listën Serbe të marrë pjesë. Lista Serbe po rrëshqet në shkelje të ligjit, që organet tona të sigurisë të shpallen terroriste. Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje që të merrte pjesë Lista Serbe. Unë jam për zgjedhje të parakohshme, por në anën tjetër nëse nuk ke asnjë gram garanci se në zgjedhjet e parakohshme nuk do përsëritet 23 prilli.” – tha Kurti.