Vendosni fjalën kyçe....

Kurti refuzon takimin me Ramën: Vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hedhur poshtë mundësinë e një takimi me kryeministrin Rama nëse nuk ka takim të dy qeverive.

Ai theksoi se nuk ka ndërmend ta bëjë pa u përmbushur kushti i parë.

“Jam i gatshëm të takohem me Ramën në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje. I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua.” – tha Kurti.