Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shqipëria lider në Ballkanin Perëndimor për sigurinë kibernetike e mbrojtjen e tokës, detit dhe hapësirës


Kryeministri Rama tha sot se Shqipëria është vend lider në Ballkanin Perëndimor në dy çështje siç janë mbrojtja e tokës, detit e hapësirës dhe për sa i përket mbrojtjes kibernetike.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e raportit për mbikëqyrjn e territorit nga satelitët kreu i qeverisë theksoi se pret që nga Kadastra të ketë shumë dorëheqje ndërsa agjencia në fjalë ka kaluar në sistem të  dixhitalizuar.

“Shqipëria sot është një vend lider në Ballkanin Perëndimor në dy aspekte, për mbrojtjen që ka tokën, detin, hapësirën dhe sferën kibernetike. Në të pesë këto mbrojtje jemi të pranishëm. Kemi hequr një barrë nga shpina, përsa i përket aksesit të qytetarëve në titujt e pronësisë. Kemi hyrë ku para 48 orësh, Agjencia e Kadastrës ka kaluar në një sistem të dixhitalizuar. Mesa kujtoj ka krijuar një konfuzion të madh te individët e mësuar që i trajtojnë kërkesat e qytetarëve si mundësi për të ushtrua pushtetin e tyre të vogël që kthehet në një pushtet absolut mbi qytetarët. Por nuk ka ndonjë problematike të madhe në kolaudimin e këtij procesi. Dje më çonte një screanshoot të një bisedë me një drejtor, që fliste për një dosje. Ai thoshte; si të ndihmoj unë mor vëlla kur në pronat tona na del Bulqiza e Gramshit dhe jo të qytetet e tyre dhe se po iknin punonjësit. Po ata ndoshta ikin se nuk iu vjen ndonjë copë e majme. Kjo është mundësi e madhe për të gjithë ata të rinj të shkolluar që të shërbejnë për shtetin, me paga konkurruese për tregun, siç do të jenë ato të Kadastrës. E kam shumë të qartë se në Kadastër do të na lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht.” – tha Rama.