Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg Fredi Rrushin për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Fredi Rrushit i ulet 1/3 e dënimit, dhe do të vuajë 10 vite burg.
Kujtojmë se biznesmeni Hoxha u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtin më 6 nëntor të vitit 2021.
Ndërkohë vëllai i Fredi Rrushit është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, pasi dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e makinës që u përdor në vrasje.