Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në njësinë Pult të Dukagjinit, konkretisht në fshatin Plan.
Një fuoristradë ka rënë në humnerë. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Ai quhet Gjelosh Rushaj.
Makina ka rënë disa metra poshtë në humnerë në një zonë të thepisur me shkëmbinj.
Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
I plagosuri është vëllai i Pjetër Rushajt, i cili humbi jetën në Nëntor të vitit të kaluar pasi makina me të cilën udhëtonin u mor përpara nga uji i rrëmbyeshëm.