Vendosni fjalën kyçe....

Balla i kthehet opozitës: Studentët e Mjekësisë investim publik i shqiptarëve, duhet t’u shërbejë atyre


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka mbrojtur projektligjin e qeverisë që do detyronte studentët e Mjekësisë që të qëndronin në Shqipëri për 5 vite.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai tha se shkollimi i studentëve të Mjekësisë është invesim publik i Shqipërisë e kësisoj duhet t’u shërbejë qytetarëve.

Ai kritikoi deputetët e opozitës për qëndrimin ndërsa theksoi se kjo e fundit duhet të bëhet bashkë me qeverinë për këtë çështje me interes publik.

“Besoj që të dyja bëhen bashkë dhe tejkalojnë interesat e vogla. Po ju jap një shifër, janë 1200 mjekë shqiptarë të cilët kanë përfunduar studimet qoftë ato universitare apo të specializimit në Shqipëri dhe sot nuk ia ofrojnë këtë shërbim qytetarëve shqiptarë. Ky është një investim publik i Shqipërisë sonë të përbashkët. Ne duam që të mos mungojë mjeku. Për këtë na kanë sjellë shqiptarët këtu. Jam i sigurt që i shihni njerëzit si vota. Na duhet të kemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Jo vetëm që e përshëndes vendimin e qeverisë për ta përfshirë këtë politikë të rëndësishme për ta kuptuar dhe ju. Ju jeni nga ato shembuj pozitivë se latë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri. Na duhen mekanizma për të motivuar mjekët dhe për të plotësuar mungesat sipas nevojave. Është një investim publik dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve.” – tha Balla.