Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Koka: Prokurori Klodian Braho i përdorur politikisht për të më burgosur, u fshehën 40 fashikuj me prova


Për rreth 5 orë ka zgjatur mbrotja në seancën e sotme ndaj ish Ministrit Lefter Koka.

Avokati Julian Mërtiri deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm për 3 akuzat, shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe pastrim i produkteve të vepres penale.

Mërtiri deklaroi se Koka thejsht ka zbatuar vendimin e këshillit të ministrave. Ka qenë komisioni që është ngritur me përfaqësues të shumë ministrive dhe pushtetit lokal që ka vendosur për dhënien e koncesionit, ndërsa Koka ka firmosur thjesht vendimin e qeverisë.

Sipas avokatit nuk ka asnjë provë që implikon klientin e tij në përfitime të paligjshme për favorizim në dhënien e koncesionit. Në mbrojtjen me më shumë se 100 faqe Mërtiri kërkoi lirimin e Kokës për shkak të moshës, për arsye se ka probleme të shëndetit, është babai i 3 fëmijëve dhe mbahet prej shumë kohësh në paraburgim. Gjendja e tij është rënduar më paraburgim dhe se burgu ku ndodhet nuk garanton kushtet për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai gjithashtu kërkoi heqjen e sekuestros, sepse nuk ka shpërdorim detyre e për rrjedhoje nuk ka pastrim të produkteve të veprës penale. Mërtiri u shpreh se kantina Skëndërbeu ka vlerë shumë herë më të lartë sesa shuma prej 2.6 milionë euro që SPAK thotë se ka përfituar Koka. Prandaj ai kërkoi lirimin e pasurive, të cilat sipas tij janë përfituar përpara kohës se të bëhej minister.

Ndërsa vetë Koka shpërtheu në akuza të forta ndaj ish partisë ku bënte pjesë.

Ai tha se prej 2 vitesh sulmohet politikisht nga ish partia e tij. Ish Presidentin Meta e quajti fuks dhe ish sigurims, që së bashku me aleaten më të madhe, Fallxhoren (Kryemadhi) ka orkesteuar procesin ndaj tij. Më tej Koka theksoi se ish Presidenti fliste në mejhane duke thënë se do të arrestohet Lefter Koka.

Në fund ai nuk kurseu as sulmin ndaj prokurorit të SPAK, duke thënë se është përdorur me dashje apo padashje nga kallëzuesit. Teksa gjykata pyeti prokurorin Klodian Braho nëse do të përgjigjet ndaj deklaratës së Kokës, prokurori deklaroi se në fund të mbrojtjes së të gjithë të pandehurve do të konsiderojnë mundësinë e rëplikës. Kjo solli nervozizmin e Kokës që iu përgjigj me ironi: “pse ke akoma për të thënë?” përpara se të linte sallën e gjyqit.