Qeveria duket se ka ndryshuar mëndje për daljen nga juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot në Kuvend se nuk ka nisur asnjë procedurë e tillë, duke ngritur pretendimin se deklarata e kryeministrit është nxjerrë nga konteksti.
“Nuk ka asnjë kërkesë dhe asnjë hap të qeverisë shqiptare për të dalë nga marrëveshjet ndërkombëtare të arbitrazhit. Deklarata e kryeministrit është nxjerrë jashtë kontekstit”, deklaroi Manja.
Nga ana tjetër, duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës në Kuvend, Manja tha se qeveria shqiptare nuk ka lëvruar asnjë qindarkë për paratë që duhet t’i paguajë Bechettit, pas humbjes së gjyqit në Arbitrazh. “Zero lekë dhe zero euro të paguara për Becheetin”, tha ai.