Vendosni fjalën kyçe....

Rama i ‘përgjigjet’ Kurtit: I dorëzuam Prishtinës 13 marrëveshjet e firmosura nga pala jonë


Kryeministri Rama i është ‘përgjigjur’ kryeministrit të Kosovës Kurti pas deklaratës së tij dje se nuk do e takojë kreun e qeverisë shqiptare nëse nuk do ketë mbledhje mes dy qeverive, që u anulua nga Rama pak javë më parë.

Rama shkruan se sot në mëngjes Ministrisë së Jashtme të Kosovës i janë dorëzuar 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverisë, të cilat janë firmosur nga pala shqiptare.

Ai theksoi se pasi marrëveshjet të firmosen edhe nga qeveria e Kosovës, do hyjnë në fuqi menjëherë. Rama shkruan se pret konfirmimin e takimit me Kurtin pasditen e sotme.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.” – shkruan Rama.