Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kurtit i shkruaj dhe në WhatsApp por rrallë më kthen përgjigje


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaroi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se homologut të tij Albin Kurti i shkruan edhe në WhatsApp por se ai rrallë i kthen përgjigje.

“Unë flas, ai dëgjon por nuk flet. Rrallë ma kthen por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”, theksoi ai.

Kryeministri Rama ka kërkuar që të organizohet një konferencë për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Një konferencë për mua, ku mbyllen dhe të mos dalin pa e mbaruar të gjithën”, theksoi kryeministri.