Gjatë konferencës me gazetarët sot në Shkup, kryeministri Edi Rama, është pyetur për një koment lidhur e refuzimin që i është bërë nga Albin Kurti për t’u takuar.
Rama tha se për këtë çështje do të flasë nesër, me shqiptarët e Kosovës, duke thënë se ende nuk i ka ‘humbur shpresat’ për takimin, teksa u shpreh se Kurti nuk beson se ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.
“Na lini ta trajtojmë mes shqiptarësh në Kosovës kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që dhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi dhe është e ndaluar ta përzësh deri sa ai të barojë fjalën”, u shpreh Rama.