Vendosni fjalën kyçe....

Shtohen qytetet që ofrojnë transport publik falas, u bashkohet ‘kryeqyteti’ i naftës i Norvegjisë


Kryeqyteti i naftës i Norvegjisë është qyteti më i fundit evropian që ofron transport  publik tërësisht falas.

Stavanger, qyteti i katërt më i madh i vendit, pjesë e një zone metroje me pak më pak se 320,000 banorë, nisi më 3 korrik një aplikacion që u jep banorëve të komunës bileta falas për çdo udhëtim publik.

Edhe para prezantimit, 40,000 njerëz ishin regjistruar tashmë, duke krijuar një llogari për të shkarkuar biletat për autobusët, trenat dhe tragetet lokale që shërbejnë në ishujt e vijës bregdetare.

Një biletë autobusi dhe treni për të rritur kushton rregullisht 42 korona (4 dollarë) për një orë udhëtim. Ndërsa eksperimenti i transportit falas i Stavanger nuk është i pari i Evropës, zgjedhja e qytetit është gjithsesi befasuese.

I njohur prej kohësh si zemra e industrisë masive të naftës dhe gazit të Norvegjisë, Stavanger tani po përpiqet të kalojë në ‘kryeqytetin energjetik’ të Norvegjisë, një rol më të gjerë që përfshin energjinë e rinovueshme, veçanërisht turbinat e erës që zëvendësojnë platformat e naftës në det.

Politika është aktualisht në një fazë eksperimentale. Qyteti ka ndarë 200 milionë krona (18.7 milionë dollarë) në subvencione shtesë të tarifave, një shumë që komuna vlerëson se do paguajë tarifat e kujtdo që përdor aplikacionin për rreth një vit. Kur kjo shumë të konsumohet – dhe sigurimi i programit të konsiderohet i suksesshëm – do nevojiten fonde shtesë.

Për të zgjatur këtë financim, qyteti u kërkon përdoruesve të shkarkojnë biletat një nga një në aplikacion. Regjistrimi kërkon një kod bankar dhe dëshmi të vendbanimit vendas. Udhëtarët gjithashtu mund të aplikojnë për leje.

Kryeqyteti i Estonisë, Talini, është tani në vitin e 10-të të transortit publik pa pagesë për banorët, një politikë që që atëherë është shtrirë gjerësisht në gjithë vendin.

Qyteti francez i Dunkirkut ndoqi shembullin në vitin 2014, ndërsa Luksemburgu u bë vendi i parë që hoqi tarifat për të gjithë, jo vetëm për vendasit, në vitin 2020. Malta iu bashkua Luksemburgut duke i bërë autobusët pa pagesë në të gjithë vendin në 2022.