Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Mjekësisë temë debati në Kuvend, Vokshi-Nikollës:  Ku i ke çuar fëmijët për të studiuar…?


Projektligji i qeverisë që do detyronte studentët e Fakultetit të Mjekësisë që të qëndrojnë në  Shqipëri me detyrim për 5 vite është bërë temë debate e përplasjesh në Kuvend.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi iu drejtua kryetares së Kuvendit duke e pyetur ku i ka çuar fëmijët për të studiuar, ndërsa ajo iu përgjigj demokrates duke i thënë se po fliste përçart.

Pjesë nga debati

Vokshi: Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar? I keni çuar për të studiuar jashtë. Pse fëmijët tuaj e paskan këtë të drejtë dhe i ndaloni të rinjtë që të ikin të studiojnë?

Nikolla: Po flet përçart!

Vokshi: Nuk jeni konsultuar, nuk ka transparentë nuk është e turpshme është skandaloze.