Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është dënuar me dy vite burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Klodian Troci u arrestua në tetor të vitit 2021, pasi dha dorëheqjen nga detyra.
Po ashtu Bardhi Gjika është dënuar me 3 vjet burg , ndërsa Kreshnik Troci ka fituar pafajësinë.
Bëhet fjalë për 59.889 m2 tokë në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit me vlerë 8 mln euro, të cilat janë sekuestruar. Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, personat e akuzuar kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.