Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e policit Xhuliano Prela, prokuroria kërkon 20 vite burg për Redion Hysën


Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 20 vite burg për Redion Hysën, i cili akuzohet për vrasjen e policit Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2020.

Redion Hysa u arrestua bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi akuzoheshin se kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit.

Ngjarja ishte kapur nga kamerat e sigurisë së karburantit. Pas hetimeve të prokurorisë, doli se pistoleta e gjetur në depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, është përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë polici Xhuliano Prela.

I akuzuari Redion Hysa i ka mohuar vijimësisht akuzat ndaj tij.