Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Borizanës: Gurorja vijon punën, kemi bërë 40 denoncime deri tani, s’ka shtet këtu o vëlla…


Banorët e fshatit Borizanë kanë pohuar sot se pavarësisht denoncimeve të tyre, puna në guroren e zonës, që çoi në dhunën barbare të fisit Rraja ndaj dy anëtarëve të fisis Maja, vijon pa u ndaluar.

Në një deklaratë për News24, ai denoncoi mungesën e shtetit duke akuzuar këtë të fundit se po fut gjakmarrjen në Fushë Krujë me mosveprimin e tij.

Ai akuzoi policinë e Fushë Krujës për mosreagim ndërsa tha se mosprania e shtetit do nxisë vetëgjyqësinë.

“Kemi bërë 40 denoncime, por i kanë lënë në sirtar. Në Dukagjin ka 100 vjet që nuk ikën gjakmarrja, tani shteti e ka fut edhe në Krujë. Nuk ka shtet këtu o vlla. Këtu nuk ka kriminelë, por të parët janë policët e Fushë-Krujës dhe të dytët vijnë në Tiranë që nuk i komandojnë të Fushë-Krujës. I bëj thirrje Edi Ramës sepse keni për ta bërë gjakderdhje kot. A mund t’i dalin familjes para me gjithë atë dhunë që kanë bërë? Unë më mirë pranoj vdekjen se atë dhunë barbare, se nesër pasnesër më thotë gruaja ‘mos e ngre zërin se të kanë rrahur e s’ke surrat të më shohësh’.  A ka shtet a jo, a të shkojmë të vrasim veten a çfarë të bëjmë…Prej shtëpie na nxorrën. Kanë hyrë në hasmëri dy fiset më të mëdha të Krujës, se keni për t’ia dëgjuar krismën po nuk ndërhyri shteti,” – tha një nga banorët.