Vendosni fjalën kyçe....

Ceka: PD po shkon drejt asgjësimit, zgjedhjet për kreun komedi në fund të verës


Komedi në fund të verës e ka quajtur ish-deputeti Neritan Ceka zgjedhjen për kreun e PD-së zyrtare, e paralajmëruar për në 29 korrik.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, duke komentuar gjendjen politike në vend, Ceka tha se PD-ja po shkon drejt asgjësimit ndërsa theksoi se rotacioni në vend do ndodhë me krijimin e një force të re politike.

Ceka tha gjithashtu se në vend nuk ka pasur zgjedhje të lira e të ndershme e përgjegjës për këtë janë partitë politike.

“Nuk kemi pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përgjegjës për këtë janë partitë politike në Shqipëri, është populli që nuk duhet të shkojë të votojnë. Deri ditën që anëtarët e partive të ikin nga kutitë e votimit dhe këtu bashkëpunëtore është OSBE që pranon të numërohen vota si në Kore të Veriut dhe këtë e bëjnë për rrogën e tyre. Duan të krijojnë idenë që kanë nevojë për OSBE. Mendoni sikur paratë tona në bankë të numërohen nga anëtarë të partive? Çfarë do të ndodhte? Por shqiptari  s’e pranon kurrë, por fatin e tij të fëmijëve të tij ia lë në dorë partive politike. Ajo që pretendon se ka vulën po i sjell një dëm politikës shqiptare. Duke dashur të tregojnë se janë proamerikan. Por këta zotërinjtë duhet t’i thonë popullit shqiptar që kaq e patëm. Në këtë kushte që është PD po shkon drejt asgjësimin, ashtu si po shkon edhe PS, si ajo bretkosa që kërkoi të bëhet ka dhe pastaj plasi. Rotacioni do të vijë nga dalja e një force të re. Zgjedhjet në PD janë komedi në fund të verës, kur nuk ka asnjë publik. Është një zhgënjim, ajo që është krijuar me aq shumë mund, po përfundon në teatër provincial.” – tha Ceka.