Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi reagon pas shkarkimit: Kam punuar me integritet, suksese Taulantit


Bledi Çuci ka reaguar pas lajmit për shkarkimin e tij si ministër i Brendshëm e emërimin e Taulant Ballës në vend të tij.

Ai falënderon kryeministrin Rama për besimin e mbështetjen ndërsa e ka quajtur të vështirë detyrën që e ushtroi për 2 vite e gjysmë.

Teksa rendit punën e bërë ai i uron në fund suksese Ballës për detyrën e re, për të vijuar me reformat shndërruese në ministri e Policinë e Shtetit.

“Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm. Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues. Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.” – shkruan Çuçi.