Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna barbare e fisit Rraja në Fushë-Krujë, Çuçi e Rrumbullaku vendosin ‘shkrirjen’ e strukturës drejtuese të komisariatit


Komisariati i Policisë së Krujës do rinovohet në gjithë strukturën drejtuese ndërsa pr ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pritet të ketë edhe një hetim mbi veprimet e policisë.

Pas takimit të ministrit të Brendshëm Çuçi e drejtorit të Policisë së Shtetit Rrumbullaku, që zgjati rreth 5 orë u vendosën masat që do zbatohen në komisariatin e Krujës.

“Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë një grup anëtarësh të fisit të ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja goditën brenda një lokali me shkopinj bejsbolli e sende të tjera të forta disa anëtarë të fisit Maja.

Pamjet u  bënë virale ndërsa sot ka ardhur reagimi i parë zyrtar me takimin Çuçi-Rrumbullaku. Po sot Rrahmaj Rraja dorëzoi mandatin e tij të deputetit të PS-së.