Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Çuçi mbi 4 orë takim me drejtorin e Policisë së Shtetit


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullakut, në një takim që takimi ka zgjatur mbi 4 orë.

Sipas të dhënave, temë diskutimi ishin ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja.

Deri më tani në kërkim janë dy vëllezërit e deputetit Flamur dhe Xhelal Rraja dhe K.Rraja ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.

Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.