Vendosni fjalën kyçe....

Rama shkarkon Çuçin, Taulant Balla ministër i Brendshëm


Taulant Balla pritet të emërohet ministër i Brendshëm. Njoftimin e ka dhënë vetë kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë shkruan se uron që Balla të çojë më tej përpjekjen e palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, shkroi Rama.

Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së Balla vjen teksa një ditë më parë në Fushë Krujë disa anëtarë të fisit Rraja dhunuan me shkopinj bejsbolli, grushte e sende të tjera të forta dy anëtarë të fisit Maja.

Pamjet e dhunës u bënë virale ndërsa vetëm sot ka ardhur reagimi zyrtar i qeverisë me një takim prej 5 orësh mes ministrit të Brendshëm Çuçi e drejtorit të Policisë së Shtetit Rrumbullaku.

Në takim u vendos ndryshimi i strukturës drejtuese të komisariatit të policisë në Krujë.

Më herët Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit të PS-së. /Hashtag.al