Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet qeveria e Holandës, shkak konflikti mbi emigracionin


Qeveria holandeze është shembur pas mosmarrëveshjeve mes partive të koalicionit mbi politikat e azilit, ka thënë kryeministri Mark Rutte.

Të katër palët nuk ishin në gjendje të gjenin marrëveshje në bisedimet e krizës të kryesuara nga zoti Rutte të premten, sipas BBC.

Qeveria u krijua një vit e gjysmë më parë, por partitë janë diametralisht të kundërta për politikën e migracionit prej disa kohësh.

Zgjedhjet e reja do të mbahen tani, ndoshta në vjeshtë.

Rutte konfirmoi shembjen gjatë një konference për shtyp të premten në mbrëmje, pasi mbajti një takim urgjent të kabinetit.

Vendimi ishte shumë i vështirë për ne”, u tha ai gazetarëve teksa njoftoi dorëheqjen e kabinetit të tij.

Partia e tij konservatore VVD ishte përpjekur të kufizonte fluksin e azilkërkuesve, pas një grindjeje vitin e kaluar për qendrat e mbipopulluara të migracionit.

Kërkesat për azil në Holandë u rritën me mbi një të tretën vitin e kaluar në mbi 47,000, dhe shifrat e qeverisë thanë në fillim të këtij viti se ata presin rreth 70,000 aplikime në 2023.