Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Shkodër


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Xhabije’ në Shkodër.

Dy persona dyshohet se kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur.

Njoftimi

“Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit  të dyshuar, shtetasit N. M. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.”