Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Delvinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 04.00. Automjeti që drejtohet nga biznesmeni Irodhis Dalani, 61 vjec, ish Kryetar i Komunes Livadhja është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar plagosjen rëndë të Dalanit.
Pas transportimit në Spitalin e Sarandes ku ka marrë ndihmën e parë, Dalani është çuar në Janinë ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes. Dalani ushtronte veprimtarine e prodhimit të djathit dhe kishte dalë herët për të mbledhur qumeshtin nga fermerët.