Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Tragjedia në Vilë-Bashtovë e shmangshme, policia, ambulanca e roja bregdetare dështuan


Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha shkruan se tragjedia familjare në Vila Bashtovë të Kavajës ku u mbytën babai e dy djemtë e tij të mitur mund të ishte shmangur.

Ai shkruan se ata janë lënë në mëshirë të fatit pasi ambulanca, roja bregdetare dhe policia dështuan të oftojnë ndihmën e duhur.

Berisha citon dëshminë e plazhistëve që ishin në vendin e ngjarjes sipas të cilëve nëse autoritetet do ishin të pranishme e do vepronin sipas detyrave përkatëse, tre viktimat mud të ishin ende gjallë.

“Një tragjedi plotësisht e shmangshme! Babai dhe dy djemtë mbyten në plazhin Vilë-Boshtë, një tragjedi e madhe për familjen dhe të afërmit e viktimave.  Autoritetet i kanë lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Policia e shtetit, ambulanca, rojet bregdetare kanë dështuar edhe sot, duke sjellë për rrjedhojë humbjen e tre jetëve.  Dëshmitë e plazhistëve të tjerë tregojnë se nëse autoritetet nuk do të mungonin, por do vepronin sipas detyrave përkatëse, viktimat do të ishin ende gjallë. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjarët e tre viktimave. Zoti ua lehtësoftë sadopak dhimbjen e pamasë.” – shkruan Berisha.