Vendosni fjalën kyçe....

Dalin para gjykatës të akuzuarit për rrahjen e dy qytetarëve në Krujë


Katër nga persona e akuzuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, tre ditë më parë KA

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, teksa kjo masë do të vlerësohet nga Gjykata. Dy qytetarët Bilbil Maja dhe Jashar Maja u sulmuan me shkopin bejsbolli dhe armë nga anëtarë të fisit Rraja, raporton BW.

Ata protestonin kundër gurores së Delia group për shkak se po u shkaktonte dëme në banesa me shpërthimet e kryera.

Në sallën e gjyqit kanë dalë sot Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi sulmi barbar.

Sipas dosjes hetimore të prokurorit Ylli Basha rezulton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:00 të datës 6 korrik. Bilbil dhe Jashar Maja, kushërinj të parë mes tyre ishin ulur në ambientet e bar Fregen në Thumanë me qëllim për të biseduar me inxhinierin e gurores që të përdoreshin sasi më të vogla eksplozivi sepse nga shpërthimet e pakontrolluara po u dëmtoheshin banesat

Në dëshminë e tyre dy të dhunuarit kanë dhënë detaje për sulmin ndaj tyre.

“Papritmas në ambientet e lokalit kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar që të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores, të cilin e njoh me pseudonimin Çaku. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup. Dhe persona të tjerë, të afërm të tyre na kanë goditur pa pushim duke na lënë pa ndjenja në lokal”, ka deklaruar Bilbil Maja.