Vendosni fjalën kyçe....

Franca do lejojë policinë të spiunojë të dyshuarit përmes telefonave – Le Monde


Policia franceze duhet të jetë në gjendje të spiunojë të dyshuarit duke aktivizuar në distancë kamerën, mikrofonin dhe GPS-në e telefonave të tyre dhe pajisjeve të tjera, ranë dakord ligjvënësit francezë, shkruan Le Monde.

Pjesë e një projektligji më të gjerë të reformës në drejtësi, dispozita e spiunimit është sulmuar nga e majta dhe mbrojtësit e të drejtave si një statut autoritar përgjues, megjithëse ministri i Drejtësisë Éric Dupond-Moretti këmbëngul se kjo do prekte vetëm ‘dhjetëra raste në vit’.

Duke përfshirë laptopët, makinat dhe objektet e tjera të lidhura, si dhe telefonat, masa do lejonte përgjimin e vendndodhjen gjeografike të të dyshuarve për krime të dënueshme me të paktën pesë vjet burg. Pajisjet gjithashtu mund të aktivizohen nga largësia për të regjistruar tinguj dhe pamje të njerëzve të dyshuar për vepra terroriste, si dhe për krim të organizuar apo krime të tjera.

Dispozitat ‘ngrenë shqetësime serioze për shkeljet e lirive themelore’, shkroi grupi i të drejtave dixhitale ‘La Quadrature du Net’ në një deklaratë të majit. Ai përmendi ‘të drejtën për siguri, të drejtën për një jetë private dhe për korrespondencë private’ dhe ‘të drejtën për të ardhur dhe për të shkuar lirisht’, duke e quajtur propozimin pjesë të një ‘rrëshqitjeje në sigurinë e mbikëqyrur rëndë’.

Gjatë një debati të mërkurën, deputetët në kampin e presidentit Emmanuel Macron futën një amendament që kufizon përdorimin e spiunimit në largësi në ‘kur justifikohet nga natyra dhe serioziteti i krimit’ dhe ‘për një kohëzgjatje rreptësisht proporcionale’.

Çdo përdorim i dispozitës duhet të miratohet nga një gjyqtar, ndërsa kohëzgjatja totale e mbikëqyrjes nuk mund të kalojë gjashtë muaj. Profesionet e ndjeshme duke përfshirë mjekët, gazetarët, avokatët, gjyqtarët dhe deputetët nuk do jenë objektiva të ligjshëm.

Masa e kundërshtuar, pjesë e një neni që përmban disa dispozita të tjera, u votua nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare si një projektligj më i gjerë për rishikimin e drejtësisë që po kalon në parlament.