Lucas Hernandez është futbollisti më i ri i Paris Saint-Germain.
Klubi francez njoftoi sot se ai kë nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
Mbrojtësi francez erdhi nga Bayern Munichu, ku i kaloi katër vite, shkruan Gazeta Express.
“Ndjej shumë gëzim! Unë prisja të bashkohesha me PSG-në për një kohë të gjatë, më në fund ndodhi. Është një ditë shumë e veçantë për mua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Lucas Hernández pas zyrtarizimit.