Një grua transgjinore u kurorëzua për herë të parë ‘Miss Universe Holandë’ duke shkruar historinë në vend.
22-vjeçarja Rikkie Valerie Kolle fitoi konkursin të shtunën, që e bën atë në mënyrë efektive Miss Holanda dhe do e dërgojë atë për të konkurruar në konkursin e ardhshëm Miss Universe më vonë këtë vit ku gra nga e gjithë bota do të luftojë për kurorën, shkruan TMZ.
‘Miss Holanda’ e fundit, Ona Moody dhe ‘Miss Universe’ në fuqi R’Bonney Gabriel ishin gati për t’i dhënë Kolle çmimin e madh. Të gjithë dukeshin të entuziazmuar, përfshirë RVK-në.
Tani, ajo do marrë pjesë në shfaqjen e madhe, që do mbahet në El Salvador në dhjetor. Ndërsa ajo mund të jetë gruaja e parë trans në Holandë që konkurron ajo nuk do jetë gruaja e parë trans që do konkurrojë për titullin ‘Miss Universe’. Angela Ponce e Spanjës e bëri këtë në vitin 2018.
Më shumë gra trans kanë qenë duke konkurruar në konkurset kombëtare të ‘Miss Universe’ vitet e fundit. Në fakt, pronarja e re e organizatës Miss Universe, Anne Jakrajutatip, është vetë transgjinore.
Vetë Kolle u duk në ekstazë pas këtij fakti, duke hyrë në rrjetet sociale për të shkruar se ishte e emocionuar për çmimin dhe për marrjen pjesë në ‘Miss Universe’ në muajt e ardhshëm.