Vendosni fjalën kyçe....

Notonin në plazhin e Vilë-Bashtovës, mbytet babai me dy djemtë e mitur


Babai dhe dy fëmijët e tij të mitur janë mbytur në plazhin e Vilë-Bashtovës.

Tre shtetasit  ishin duke notuar ndërsa policia thekson se ka ndërhyrë për shpëtimin e tyre por kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.