Personat me Aftësi të Kufizuara do kenë hapësirën e tyre publike për të bërë plazh në Pogradec.
Në hyrje të plazhit është ndërtuar një pedanë druri që shtrihet deri brenda liqenit e mundëson hyrjen në ujë të personave me aftësi të kufizuara.
Përveç pedanës në breg janë vendosur çadra me logon e bashkisë Pogradec dhe atë të personave më Aftësi të Kufizuar.
“Mirëmëngjes.Kjo është hapsira publike e krijuar posaçërisht për personat me aftësi të kufizara në plazhin e Pogradecit. Kemi ndërtuar pedanën, falë të cilës kemi mundësuar aksesin për të këtë kategori shoqërore që të freskohen në ujin e liqenit. Ashtu si për çdo hapsirë publike kemi vendosur çadrat falas, ndërsa në këtë zonë me logon përkatëse për personat PAK. Pushime të mbara dhe rezervoni Pogradecin.” – shkruan kryebashkiaku Xhokolli.
Edhe kryeministri Rama njoftonte përmes një njoftimi në Facebook hapësirën për plazh falas për kategorinë e lartpërmendur.