Pas tragjedisë së rëndë familjare në plazhin e VIlë Bashtovës në Kavajë, në vend janë vendosur flamujt e kuq.
Ato sinjalizojnë për rrezik për shkak të detit të trazuar.
Megjithatë pak orë më parë flamujt e kuq nuk ekzistonin në plazhin në fjalë ku 50-vjeçari Elvs Halilaj dhe dy djemtë e mitur të tij, 13 e 15 vjeç humbën jetë tragjikisht.
Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes rreth 90 minuta pas tragjedisë.
Babai është përpjekur të shpëtojë djemtë e tij po janë mbytur të tre. Fillimisht nga dallgët është rrëmbyer 13-vjeçari, ndërsa më pas edhe babai e djali 15-vjeçar.
Mbytjet në plazhet e Shqipërisë kanë qenë të shpeshta vitet e fundit ndërsa në shumë prej rasteve roja bregdetare nuk ka qenë i pranishëm.
Pak vite më parë, qeveria hapi edhe një akademi për stërvitjen e rojeve bregdetare që do shërbenin në plazhet e vendit.
Mes qeverisë e firmave që administrojnë plazhet është nënshkruar një marrëeshje sipas së cilës kompanitë private do duhet të sigurojnë vetë kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare.