Vendosni fjalën kyçe....

Tregtonin mallra kontrabandë, procedohen 3 persona në Sarandë


Tregtonin mallra të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat, policia e Sarandës procedon tre persona.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në disa subjekte tregtare, bazuar në inteligjencën policore, për evidentimin e rasteve të tregtimit të mallrave/produkteve të kontrabanduara, me qëllim ndëshkimin ligjor të shtetasve që ushtrojnë këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Skema”, për evidentimin dhe goditjen e këtyre rasteve.