Çifti i bashkëshortëve Adem dhe Sadije Sula që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik kanë ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës.
Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike.
Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve me gjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha. Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.