Partizani ka barazuar ndaj Bate Borisov në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Shqipërisë e luajnë në Tiranë ndeshjen e vajtjes ndërsa kualifikimi për në turin e dytë kualifikues do vendoset në ndeshjen e kthimit.
Golin e vetëm për ‘të kuqtë’ e shënoi Cara në minutën e 66-të ndërsa bjellorusët kishin shënuar 8 minuta më parë më Antilevski.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme ku luan një skuadër shqiptare, KF Ballkani e Kosovës mundi në fushën e saj bullgarët e Ludogorets 2-0 duke hedhur një hap të rëndësishëm për sa i përket kualifikimit.
Ekipi tjetër shqiptar në Maqedoninë e Veriut Struga, barazoi ndaj lituanezëve të Zalgiris 0-0 në transfertë.