Kryeministri Britanik, Rishi Sunak thotë se plani i tij për të ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin ‘po funksionon’, pavarësisht numrave rekord.
Teksa fliste me gazetarët gjatë rrugës për në samitin e NATO-s në Lituani, Sunak pohoi se Britania ka përparuar pas marrëveshjes me Shqipërinë, edhe pse dihet që kalimet do të rriteshin gjatë verës, raporton Sky News.
“Unë mendoj se plani po funksionon.Për shembull marrëveshja me Shqipërinë, ne ndryshuam mënyrën se si i prisnim emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria, nënshkruam një marrëveshje të re me Shqipërinë. Kemi kthyer gati 2000 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri dhe keni parë një ulje dramatike të numrit të kalimeve. jo më tregon se parandalimi funksionon. Nuk do të pushoj derisa ta zgjidhim këtë problem. Nuk do të jetë e lehtë. Nuk do të ndodhë brenda natës.”-tha ai.
E premtja shënoi numrin më të madh të emigrantëve që mbërritën në Britani përtej Kanalit brenda një dite deri më tani këtë vit, me 686 persona.