Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon arrestimin, Altin Dumani mbërrin në Kuvend, Ahmetaj dërgon 2 avokatët


Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK që mban datën 7 korrik 2023.

Në kryesi ka mbërritur vetë prokurori i çështjes, kreu i SPAK Altin Dumani dhe një tjetër prokuror. Ndërsa vetë ish-ministri Arben Ahmetaj ka munguar dhe ka dërguar dy avokatët e tij.

Ata kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet nesër për shkak të dosjes voluminoze, 400 faqe. Për procedurë deputetët mund të mblidhen sot, mirëpo kërkesa e avokatëve do të qëndroj e njëjtë.