Avokati i Ahmetajt Ardian Visha tha pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve se klienti i tij e ka nisur tashmë përballjen me drejtësinë.
Ai tha gjithashtu se është e drejta e Ahmetajt të vijë në Shqipëri ose jo ndërsa theksoi se ish-zv.kryeministri nuk ka marrë asnjë pagesë nga inceneratorët.
Sipas Vishës, në materialin e prokurorisë nuk ka asnjë rresht apo dokument që justifikon kontrollin e banesës së Ahmetajt masën e arrestit ndaj tij apo kontrollin e pasurisë.
““Juve keni dëgjuar e përsërisni sikur janë fakte. Nuk ka fshehje të pasurisë apo akt korruptiv me inceneratorët. Jashtë vendit është larguar për cështje personale. Hera e fundit e komunikimit me Ahmetaj ishte para 5 minutash. Si do bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nëse e shtrembëroni që në fillim, nga e dini shumë dëshmi. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve. Z. Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vetë nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’i shkruar. Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj. Ky është thjesht një shoë për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij.” – tha Visha.