Vendosni fjalën kyçe....

Betohen 26 prokurorët e rinj, Kreu i KLP mesazh magjistratëve: Mos na zhgënjeni


26 prokurorë të rinj që do i shtohen sistemit të akuzës në Shqipëri, u betuan në një ceremoni të organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Magjistratja Xhejsnila Hako, e emëruar në Durrës, foli në emër të kolegëve, kur tha se prokurorët e rinj, janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin.

E dimë që do të jetë një detyrë e vështirë, tha Xhejsnila Hako, prokurore në Durrës

Në këtë linjë, mesazhi i kreut të KLP-së Alfred Balla ishte i qartë duke i kërkuar që të mos i zhgënjejnë.

Kryeprokurori Olsi Çela, duke iu referuar vendeve vakante të krijuara nga vettingu, tha se magjistratët e rinj po hyjnë në sistem në një moment të vështirë.

Ministri Ulsi Manja, apeloi që prokurorët e rinj përveç përfaqësimit të akuzës me dinjitet, ta kërkojnë drejtësinë edhe kur ajo finalizohet me pafajësi

Prokurorët e rinj janë emëruar në qytete si Durrësi, Korca, Gjirokastra dhe Fieri, ku institucionet e akuzës po përballen me mangësi disa vjeçare në staf si pasojë e shkarimeve nga vettingu.