Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: BE nuk është dakord për legalizimin e kanabisit mjekësor, Manastirliu: Po zbatojmë rekomandimet e tyre


Deputeti Oerd Bylykbashi në Komisionin e Ligjeve tha se BE nuk është dakord me nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Sipas Bylykbashit, BE thotë se ligji ka të hapësira të mëdha që kanë rrezik për mos zbatimin e ligjit.

Por në përgjigje, ministrja Ogerta Manastirliu tha se komunikimi është i përhershëm dhe se po rishikohen rekomandimet e BE.

“Mos e sillni si diçka që përbën bazë legjitimuese për qëllimin e qeverisë. Nisma na vjen nga qeveria, cili është interesi publik, ca përfitojnë shqiptarët nga ky projektligj. Pse nuk e keni kërkuar me referendum. Së dyti, juve keni marrë komentet e delegacionit të BE dhe me këto komente ligji nuk kalon dot, ai po iu thotë që janë të çara të mëdha që kanë rrezik të marrëdhënieve në raport me shtetin e së drejtës dhe zbatimin e ligjit. po merrni një peshkaqen dhe po e fusni në një pishinë me njerëz”, tha Bylykbashi.

“Kemi patur komunikim të përhershëm me ta, edhe në ditët e fundit kanë vijuar të na mbështesin sa i përket rekomandimeve për të përmirësuar aspekte që i kemi patur të përfshira në ligj, por mund edhe t’i rishikojmë”, tha Ministrja.