Vendosni fjalën kyçe....

Debat në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Bardhi-Nikollës: Boll e zvarritët çështjen, mos i jepni kohë Ahmetajt të fshihet


Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur me debate. Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar se çështje do të shqyrtohet në seancë javën e ardhshme.

Ndërsa deputeti i PD-së Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, duke i thënë se po bashkëpunon me krimin dhe se Ahmetajt po i jepet më shumë kohë që të fshihet.

‘Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër.’- tha Bardhi.